Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Rikthehen reshjet e dendura të shiut, Ministria e Mbrojtjes paralajmëron Bashkitë: Merrni masa (QARQET MË TË PREKURA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

3ce4a4837e44050b583fa777133cd605

Në ditët në vijim i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të denduara të shiut.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes bën thirrje se nga data 22-26 janar do të ketë reshje në të gjithë vendin, dhe që bashkitë dhe prefektuarat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.

Sipas informacioneve të IGJEUM dhe SHMU intensiteti i rreshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera.

Duke qenë se këto rreshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumejve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit, me pasoja të mundëshme në përmbytje, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës së popullatës, gjësë së gjallë, objekteve të rëndësisë së veçantë, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili kërkon nga pushteti vendor intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore.

Njoftimi i plotë:

IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë reshje intensive shiu prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e vendit. Bazuar në këto të dhëna, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, në bazë edhe të ligjit “Për Mbrojtjen Civile”, paralajmëron bashkitë dhe prefekturat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.

Sipas informacioneve të IGJEUM dhe SHMU intensiteti i rreshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera.

Duke qenë se këto rreshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumejve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit, me pasoja të mundëshme në përmbytje, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës së popullatës, gjësë së gjallë, objekteve të rëndësisë së veçantë, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili kërkon nga pushteti vendor intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore. Po ashtu AKMC sugjeron marrjen e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimin dhe akomodimin e personave, si dhe të gjësë së gjallë.

Në shkresën dërguar këtyre institucioneve vendore AKMC u kërkon gjithashtu të organizojnë dhe të drejtojnë punën për inspektimin në vend të gjendjes së objekteve të infrastrukturës, të mjedisit, të gatishmërisë teknike të mjeteve, si dhe gjendjen e rezervave për të përballuar situatat që mund të krijohen

Më shumë

spot_img