Tirana
broken clouds
9 ° C
9 °
9 °
87 %
2.1kmh
75 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
18 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

Rikthehen reshjet e dëborës në verilindje të Shqipërisë, mbesin pa energji elektrike disa fshatra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme janë ulur temperaturat në vendin tonë duke bërë që në verilindje të vendit të ketë edhe reshje dëbore.

Qarku i Kukësit është zgjuar me dëborë, pasi reshjet kanë filluar që rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Lartësia e borës në pikat dominante  si Valbona është  25 cm, në Qafë Luzhë, 20 cm, Qafë Prushi 10 cm Bushtricë (Vasije) 30cm, Kolosjan 10cm e Shishtavec 30 cm.

Siç lajmërohet rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht dhe nuk ka pasur probleme.

Nga ana tjetër Njësia Administrative e Arrës, bora ka shkuar në lartësinë 30 cm.

Në lagjet numër 5 dhe 6 të Kukësit Shishtavec, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çaj të Bashkisë Kukësm nuk ka energji elektrike.

Pa energji elektrike ka mbetur edhe Njësia Administrative Gjinaj, fshati Vlahën e Valbonë.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img