Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në vend, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me zinxhirë e goma dimërore!

Shkruar nga Newsbomb
Rikthehen reshjet e dëborës në vend, ARRSH thirrje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë janë rikthyer reshjet e dëborës. ARRSH iu bën thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes, të ulin shpejtësinë në rrugë dhe të pajisen me zinxhirë e goma dimërore për në zonat malore.

“Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur reshje bore pa sjellë probleme me qarkullimin Mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e plotë të aksit

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore për në zonat malore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.