Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, këto janë akset me vështirësi në qarkullim

Shkruar nga Newsbomb

Janë rikthyer sërish reshjet e borës në vendin tonë duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve pothuajse në të gjitha akset nacionale.

Më të theksuara problemet e kalimit të mjeteve janë nga Kapshtica ne Zemlak, Petrushë - Qafë-Thanë, Kamenice - Erseke, akse që janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

 Me zinxhire, por me shume veshtiresi kalimi bëhet edhe në drejtim të Dardhës dhe Voskopojës ku trashësia e dëborës ka shkuar në Dardhë 1m dhe Voskopojë 25cm.

Të kalueshme me shumë vështirësi akset Vithkuq dhe Lekas, por dhe Miras dhe në disa fshatra të Kolonjës.

Nga prefektura bëhet e ditur se të gjitha mjetet borëpastrueset janë në akset nacionale duke kryer pastrimim nga dëbora si dhe kriposjen. Në disa fshatra të zonave malore por dhe të fushës të Korçës ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll