Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, prej disa orësh me intensitet të lartë

Shkruar nga Newsbomb
Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, prej disa orësh me

Këtë të premte janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të vendit.

Kështu sipas Autoritetet Rrugor Shqiptar, në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Bogë-Theth gjatë ditës së sotme ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar dhe të lartë.

Borëpastrueset janë në terren dhe deri tani kanë bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat gjatë natës.

Ndërkohë që qarkullimi kryhet pa probleme, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, - thuhet në njoftimin e ARRSH.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese