Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj ka paralajmëruar pak më parë për rikthimin e protestave në vend.
Përmes një postimi në Facebook, ai bën me dije se ditën e martë në orën 17:00 në kryeqytet do të zhvillohet protesta e radhës kundër rritjes së çmimeve të karburanteve.
“SËRISH NË SHESH!
TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH
Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.
Te sheshi sërish!”, shkruan Adriatik Lapaj.