Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Rikthehen pas disa ditësh vdekjet nga Covid-19, humb jetën 43-vjeçari nga Saranda

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas disa ditësh pa asnjë viktimë, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë Covid-19 i ka marrë jetën një 43-vjeçari.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 765 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë.

albsig

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i plotë I MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 765 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.

Janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 43 vjeç nga Saranda.

Janë shëruar 152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Mars 2022)

Raste të reja ditore           22

Të shëruar në 24 orë        152

Të shtruar në spitale         44

Humbje jete në 24 orë        1

Testime ditore                   765

Testime totale               1,761,701

Raste pozitive                   272,711

Raste të shëruara             268,563

Raste Aktive                        662

Humbje jete                        3,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             238

Fier                  142

Vlorë                62

Kukës              56

Shkodër          51

Lezhë              30

Gjirokastër      24

Elbasan           23

Korçë               22

Berat                14

Durrës              13

Dibër                  3

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img