Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rikonfirmohet Ervin Demo, kandidatët e opozitës "pa shpresë" edhe në pesë bashkitë e Qarkut Berat (SONDAZHI)

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku socialist i Beratit, Ervin Demo është i preferuari i qytetarëve dhe lexuesve në sondazhin e hapur nga Newsbomb.al, rreth një muaj më parë. Pas një mandati transformues për qytetin e një mbi një dritareve, beratasit pritet t'i besojnë sërish Demos.

[caption id="attachment_699141" align="alignnone" width="1276"] Rezultatet e sondazhit per bashkite e Qarkut Berat[/caption]

Edhe në bashkitë e tjera të Qarkut të Beratit nuk pritet të ketë surpriza, pavarësisht kandidatëve të nxjerrë nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" dhe Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Lefter Maliqi, një zyrtar i njohur lokal por dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka marrë besimin e dyshes Berisha-Meta për të dalë përballë socialistit Kreshnik Hajdari në Kuçovë, por nga sondazhi është dukshëm pas Hajdarit.

Surpriza nuk pritet të ketë as në Skrapar, sipas sondazhit të Newsbomb.al, e as në Bashkitë Poliçan e Ura Vajgurore ku kandidatët socialistë kanë përballë dy kandidatët të opozitës.

[caption id="attachment_699142" align="alignnone" width="1016"] Rezultatet e sondazhit per bashkite e Qarkut Berat[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese