Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Rikja i kërkon llogari Meritonit: Ilnisa flet pas shpine për mua, si miu në korridore

Shkruar nga Newsbomb
Rikja i kërkon llogari Meritonit: Ilnisa flet pas shpine për mua, si

Trekëndëshi Rike-Meriton-Ilnisa janë kthyer në epiqendrën e shtëpisë së Big Brother Vip3.

“Beteja” e Ilnisës dhe Rikes për zemrën e Meritonit  ka arritur deri në pikën ku dy banoret kanë ofenduar rëndë njëra-tjetrën.

Fillimisht ka qenë Ilnisa ajo që ka hapur kutinë e Pandorës, duke shënjestruar Riken me fjalor të rëndë, kur kjo e fundit u afrua më shumë nga se duhej me Meritonin.

Lexo edhe: “Më Riken ka kërcyer gjysma e rruzëllit”, Ilnisa xheloze për Meritonin: I fute duart!

Por sulmet lektike të Ilnisës për Riken kanë qenë gjithmonë pas shpine.

Jo më larg se dje Ilnisa i kërkoi llogari Meritonit për afrimitetin e tij me Riken duke thënë se kjo e fundit ka kërcyer me “gjysmë e rruzëllit”.

Ndërsa sot Rikja në një bisedë me Meritonin e ka pyetur se pse Ilnisa nuk flet kurrë përballë me atë.

“Nëse ka diçka me mua, të vijë ta thotë përballë”, u shpreh ajo. Por, sipas Meritonit, kjo mund të jetë shenjë treguese e respektit nga ana e Ilnisës.

© Video Credits: https://www.youtube.com/@tch.bigbrotheralbania

Pjesë nga biseda Meriton-Rike

Rike: Kishte thënë ajo shoqja jote që çdo gjë që kam unë, do ta ketë edhe ajo. Pse nuk vjen të ma thotë në surrat, por flet lart e poshtë? Këtë gjë nuk kuptoj. Secilës nga gocat ua thotë gjërat përballë, me mua nuk ka guxim, pse?

Meritoni: Unë i kam thënë, raportin me ty dua ta ruaj shumë të mirë dhe të rregullt. Më ka respektuar që të mos ketë me ty ndonjë konflikt.

Rike: E shoh unë që vijnë të tjerët m’i thonë gjërat, ajo kurrë nuk m’i thotë përballë. Flet nëpër korridore. Nuk e kuptoj, nëse ka diçka me mua, të vijë ta thotë përballë. E di sa e respektoj një guxim të tillë, i heq kapelën. Por jo të flasë nëpër korridore si mi.

Meritoni: Shhhh.

Rike: Nuk është e drejtë, se unë e shoh që Eglës ia thotë në sy, tjetrës në sy…

Meritoni: Për respekt që ndoshta ka ndaj meje dhe nuk ka.

Rike: Atëherë, më mirë në heshtje se sa të flasë lart e poshtë! Është shumë e ulët o shpirt. Hajde ma thuaj përballë dhe e flasim.

Meritoni: Po kush ta tha ty që ndryshoi raporti.

Rike: Të gjithë thonë që ka ndryshuar raporti i Meritonit. Nga ana ime jo njëherë.

Meritoni: Po nga ana ime, çfarë ka ndryshuar? Njësoj është, të përqafoj, bëjmë shaka.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese