Hapësire reklamuese

Bota

‘Rihapni kishat për Pashkë’, italianët ‘kryqëzojnë’ Matteo Salvinin

Shkruar nga Newsbomb
Matteo Salvini

Matteo Salvini, ish-ministri i Brendshëm i Italisë ka hedhur idenë e rihapjes së kishave për Pashkë, por ka marrë kritika të forta nga kryetari i Komunës së Milanos edhe nga besimtarët katolikë.

Në një kohë kur Italia është vendi me më shumë viktima prej Covid-19 në Europë, kreu i LEGA-s ka kërkuar pak ditë më parë që të rishihet vendimi për rihapje të kishave në fundjavën që vjen, me rastin e Pashkëve katolike.

Në drejtim të Salvinit kanë mbërritën shumë kritika, një ndër të cilat ishte nga kreu I Komunës së Milanos.

Beppe Sala ka dalë kundër kësaj ideje në këtë kohë që Italia vijon të jetë në vetëizolim, ndërsa ka pasur një vrull ofendimesh dhe kritikash në rrjetet sociale për ish-ministrin Salvini.

Në Itali ka rreth 129 mijë të infektuar, ndërsa ka patur edhe 15.887 persona.

Sondazh

Poll