Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rihapja e hetimeve për Mediun, flet Zamira Durdaj: Jam betuar para arkivolit të tim biri për drejtësi, beteja ime do vazhojë

Shkruar nga Newsbomb
Rihapja e hetimeve për Mediun, flet Zamira Durdaj: Jam betuar para

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të rihapë çështjen e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, për shpërthimin e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008.

 Menjëherë pas këtij lajmi kanë reaguar dhe familjarët e viktimave të cilët humbën jetën gjatë shpërthimit të fuqishëm .

Në një lidhje telefonike për mediat ka qenë nëna e Edison Durdajt, 7-vjeçari që humbi jetën në shpërthim e cila tha se nuk i intereson që dikush të shkojë në burg, por vetëm të vendoset drejtësia të cilën prej vitesh janë duke e kërkuar në dyert e gjykatave.

Ajo gjithashtu shtoi se beteja e saj nuk përfundon këtu, pasi është betuar para arkivolit të së birit për drejtësi.

“Nuk më intereson që dikush të shkojë në burg. Shqyyr që vendosi Gjykata jonë që mos presim që drejtësinë ta vendosim jashtë shtetit, po ta avendosim këtu brenda. Beteja ime do vazhdojë.  Isha betuar para arkivolit të tim biri që të vazhdoja. Vendosja e drejtësisë është motivi i jetës time, vendosja e drejtësisë për ccështjen e Gërdecit është motivi i jetës time”, tha Zamira Durdaj.

Më herët reagoi edhe vëllai i 7-vjeçarit i cili tha se familja e tyre do të kërkojë gjithmonë drejtësi për çështjen e Gërdecit.

 “Kjo është shpresë për gjykimin e fajtorit të vërtetë të tragjedisë së Gërdecit. Procesi do të jetë i gjatë. Nuk është çështja nëse ne kemi besim te drejtësia. Reforma në drejtësi nuk duhet ta tregojëe vetëm me kete çështje. Kemi shpresa se amaneti që kemi bërë përpara arkivolit të vëllait të shkojë në vend. Familja Durdaj do kërkojë gjithmonë drejtësi për Gërdecin”, tha vëllai i të ndjerit.

Gjithashtu për mediat reagoi dhe avokati i familjes, Durdaj, Dorian Metaliaj i cili tha se Fatmir Mediu duhet të lerë mandatin e deputetit për arsye morale.

 “Sipas konventes Europiane. Afatet lidhen me veprat penale tëe caktuara.Është çështja e hetimeve për të parë nëse ka vepra penale. Kjo është çështje e gjatë. Prokuroria do komunikojë akuzën dhe do i shkojë GJKKO-së. Së pari e thashë dhe pak më parë, në dosjen në fjalë mund të mos ketë vetëm një vepër penale, por disa. Vepra penale duhet të kaloje 10 ditë derisa të merret i pandehur. Duhet parë çfarë vendimi ka dhënë gjykata e Apelit. Është pak herët për të folur. Unë si avokat do ta quaja të padrejtë heqja e mandatit të deputetit. Janë dy çështje të ndryshme. Ajo ka të bëjë me zgjedhësit”, tha Metaliaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll