Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Rihapja e hetimeve për Fatmir Mediun, avokati e quan “nul” vendimin e Gjykatës: Vepra penale është parashkruar me kohë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ardian Visha, avokat i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, reagon për vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Magjistratja Saida Dollani vendosi që hetimet për tragjedinë e Gërdecit të rihapen dhe procesi të fillojë nga e para.

Sipas Vishës, ky vendim i sotëm është në shkelje të ligjit dhe ai si palë mbrojtëse e ish-ministrit në kohën e Qeverisë Berisha, sapo të njihet me vendimin zyrtar të zbardhur do ta apelojë atë.

Reagimi i avokatit të Mediut:

Vendimi i deklaruar ne media nga Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit..

Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji.

Eshte hera e pare ne jurisprudence kur nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!!

Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe.

Pasi te njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img