Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
2.1kmh
75 %
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
18 °
Enj
15 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Rihapja e garës për hetues të BKH, Aida Hajnaj bën thirrje: Kandidatët me integritet dhe profesionalizëm të aplikojnë, afat deri më…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, ka bërë thirrje për aplikime për 32 vendet e mbetura vakante për hetues në këtë institucion.

Me anë të një postimi Hajnaj bën me dije se afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 20 prill. Teksa shkruan se kadidatët duhet të jenë profesionalistë dhe me integritet.

“Kandidatët me integritet dhe profesionalizëm të aplikojnë, afati deri në datë 20 prill. Procesi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH do jetë i drejtë dhe transparent”, shkruan ndër Hajnaj.

Kujtojmë që më herët thirrje për aplikimin ka bërë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Kandidati për Hetues, do të plotësoj dhe dorëzoj, sa më poshtë:

  1. Kritere :
  2. Plotësimi i aplikimit online në web i BKH-së, përfshirë një curriculum vitae elektronike dhe dokumentet mbështetëse. Për të plotësuar Formularin e Aplikimit, shkarkojeni, së bashku me shtojcën B, që gjendet në LINK 1;
  3. Deklaratë me shkrim mbi motivimin për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të gëzoj cilësi të larta profesionale dhe morale;
  6. Të ketë arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet/(Ekonomik, Teknologji e Informacionit, etj), ose arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga një universitet vendas apo i huaj;
  7. Të ketë një përvojë më shumë se 1-vjeçare pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
  8. Të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale, e vërtetuar me vërtetime nga organi prokurorisë dhe gjykata;
  9. Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit dhe përpara momentit të aplikimit;
  10. Vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral;
  11. Të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;
  12. Në periudhën 29.11.1944 – 2.7.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;
  13. Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH dhe Prokuroria e Posaçme.
  14. Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës dhe e listës së notave;
  15. Fotokopje e letërnjoftimit elektronik (kartës së identitetit);
  16. Fotografi dokumentesh 6×4, copë 2;
  17. Letër reference nga punëdhënsi i mëparshëm ose aktual.
  1. Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes plotësojnë dhe nënshkruajnë vetëdeklarimin, sipas shtojcës B, (deklarata 2 e deklarata 3), të ligjit 95/2016, sipas së cilës, nëse caktohet në detyrë apo punësohet, telekomunikimet e tyre, si dhe llogaritë bankare do të jenë objekt vëzhgimi, si dhe heqin dorë nga e drejta e jetës private lidhur me këto komunikime, dhe i dorëzojnë ato tek struktura e përcaktuar .

Pasi të jeni siguruar që keni plotësuar si duhet të gjitha fushat e informacionit të Formularit të Aplikimit, nënshkruajeni dhe skanojeni atë.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet e skanuara, që kërkohen, dërgojini në adresën e e – mailit: [email protected].

III. Testimet e përzgjedhjes.

Nëse vlerësohen si kandidatë të mundshëm, aplikantët do t’i nënshtrohen procesit të mëposhtëm të përzgjedhjes ( Testimet e përzgjedhjes, LINK 2,  LINK3):

  1. Një provim me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik;
  2. Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit;
  3. Një intervistë nga një komision që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me efiçencë;
  4. Një testim të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike;
  5. Dhënia e pëlqimit për t’iu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit të kandidatit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit merret në konsideratë gjatë procesit të emërimit.
  6. Kontrolli i verifikimit të pasurisëdhe figurës;
  7. Kandidati i pranuar do ti nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohet. Pasi është çertifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues.

Byroja Kombëtare e Hetimit zbaton politikën e barazisë në të gjitha praktikat e punësimit. Barazia e mundësive është prioritet i lartë i Byrosë Kombëtare të Hetimit, nuk diskriminon asnjë kandidat në mënyrë të paligjshme, të padrejtë apo të paarsyeshme në bazë të gjinisë, statusit martesor, orientimit seksual, fesë apo besimit, racës, kombësisë apo origjinës etnike.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img