Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rihapja e e kufijve tokësorë, shqiptarët dynden në dogana për t'u riatdhesuar, radhë kilometrike në Morinë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Radhe kilometrike ne Morine

Ditën e sotme janë hapur kufijtë tokësorë të Shqipërisë, duke bërë që një numër i madh qytetarësh të dynden drejt pikave kufitare për të hyrë në vendin tonë.

Në foton e siguruar nga newsbomb.al, në doganën e Morinës shihet se radha e makinave është kilometrike.

Jo vetëm makina të vogla, por edhe automjete të tonazhit të rëndë janë vënë në radhë për të kaluar kufirin, duke krijuar një situatë aspak normale.

Një nga arsyet e krijimit të kësaj radhe kilometrike është edhe kontrollet mjekësore që u bëhen personave që futen në vendin tonë, në mënyrë qqë të mund të identifikohen personat që mund të jetë të infektuar nga COVID-19.

Por jo vetëm në Morinë, por edhe në pikat e tjera kufitare ka patur radhë të gjata të makinave, pasi qytetarët shqiptarë kërkojnë të rikthehen pas më shumë se 3 muajve në vendet e tjera, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.


102399923_2556797554585688_8310042680105107456_n.jpg101418889_1174139919600103_7418371125442248704_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll