Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rihapet rruga Qafë Kashar-Rinas, ARRSH njofton shoferët: Ja segmenti tjetër që do të mbyllet nga data 2 shkurt

Shkruar nga Newsbomb
Rihapet rruga Qafë Kashar-Rinas, ARRSH njofton shoferët: Ja segmenti

Ditën e sotme do të jetë i hapur segmenti rrugor  “Qafë-Kashar- Rinas’.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se punimet për fazën e tretë do të vijojnë më datën 2 shkurt.

Punimet do të prekin segmetin "Ahmetaq-Rinas”,  prandaj dhe rruga për në aeroport do të jetë e mbyllur.

“Qafë-Kashar- Rinas do të jetë i hapur dhe do të vijojnë punimet për Fazën e Tretë duke filluar nga data 02.02.2022 Segmenti “Ahmetaq-Rinas” (aeroport) do të jetë i mbyllur. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu