Moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulta ka pushtuar vendin nga Veriu në Juglinjde duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor si dhe në shkëputjen e energjisë elektrike.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm këtë fundjave vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.
Thethi, një nga zonat turistike që ka pasur probleme në qarkullim si dhe për disa orë ka qenë e bllokuar për kalimin e automjeteve tani është zhbllokuar.
ARRSH thotë se qarkullimi për në zonën e Thethit vijon normalisht, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
“Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht, po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese. Temperatura -1°C. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”,- shkruan ARRSH.