Rihanna dhe Kanye West rikthehen sërish bashkë për t’u dhënë fansave të tyre atë ç’ka kishin pritur prej kohësh:
Një bashkëpunim për realizimin e një dueti muzikor që siç raporton edhe revista “People”, do të jetë si një alarm për muzikën.
Kanye testoi këngën ditën e djeshme para një publiku i cili shpërtheu në ovacione fill pas mbarimit të saj. Produktet muzikore të sjella nga Rihanna dhe West kanë rezultuar gjithnjë të suksesshme , ndaj dyshimi se këtë herë do të ndodhë ndryshe, as që ekziston. Fansat e Rihannës dhe Kanye kanë qenë në një ankth të tmerrshëm nga frika se mos këngëtarët e tyre të preferuar nuk do bashkëpunonin më.
Ne shpresojmë që ta kenë marrë veten pas këtij lajmi!