Këngëtarja Rihanna dhe i dashuri i saj A$AP Rocky janë bërë prindër për herë të parë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se këngëtarja 34-vjeçare nga Barbados solli në jetë një djalë më 13 maj, sipas një raporti nga TMZ .
Këngëtarja dhe i dashuri i saj nuk kanë konfirmuar ende ardhjen e foshnjës. Ky është fëmija i parë si për Rihanna ashtu edhe për A$AP, të cilët kanë qenë të lidhur prej dy vitesh pas disa vitesh miqësi.