Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Rifillon seanca për “30 qershorin” në Kushtetuese, Kuvendi: Paditësi nuk gëzon legjitimitet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Gjykatën Kushtetuese ka rifilluar seanca gjyqësore për zgjedhjet e “30 qershorit”.

Shoqata e Bashkive e drejtuar nga Voltana Ademi ka bërë padi dhe kërkon që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme.

Sipas Ademit, këto zgjedhje duhet të shpallen si antikushtetuese, ndërsa tani në Gjykatën Kushtetuese përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar se pala paditëse, kërkuesi është jo legjitim, duke iu referuar Voltana Ademit, e cila nuk është më kryetarja e Shoqatës së Bashkive, pasi në vend të saj është vendosur kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Përfaqësuesja e Kuvendit Mimoza Arbi thotë se Shoqata e Bashkive nuk mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

“Deputetët çmuan se Presidenti me dekretin për anulimin e zgjedhjeve është në shkelje të Kushtetutës. Deputetët nënvizuan se Presidenti ka kryer shkelje të Kushtetutës”, tha Arbi.

Po ashtu Arbi thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion të shqyrtojë çështje që lidhen me proceset zgjedhore.

Ndërkohë përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona në fjalën e saj në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit është shprehur se ky proces ka të bëjë me votuesit dhe se sipas saj për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik , atëherë ka devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues.

Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Më shumë

spot_img
spot_img