Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rifillojnë reshjet e borës në aksin Qafë Thore-Theth, borëpastrueset në terren(VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Rifillojnë reshjet e borës në aksin Qafë Thore-Theth,

Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer këtë të mërkurë në veri të vendit. Në disa akse ka shkaktuar problematika të vogla si bllokim dhe veshtirësi në qarkullimin e automjeteve.

Para një jave reshjet e borës krijuan shumë probleme si dhe shume automjete u bllokuan në akset në Theth për disa orë, në temperatura të ulëta për shkak të ngricave në rrugë.

Kliko këtu për të parë videon

Sot prej mëngjesit borëpastrueset janë në terren në aksin rrugor Qafë Thore – Theth, ku po vijojnë punën pa ndërprerje për të qenë e kalueshme.

Nuk raportohet për bllokim të rrugës, automjetet qarkullojnë, por drejtuesit duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të udhëtuar në segmentet ku ka prezencë dëbore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese