Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ridvan Haqifi, kush është xhihadisti tjetër shqiptar që kërcënoi shqiptarët në video

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

32600ac5a6206dbe488551368c3c485f

Përveç Almir Dacit, shqiptarit nga fshati Leshnicë i Pogradecit, një tjetër shqiptar u shfaq në videon kërcënuese të ISIS-it, ku u kanosën shqiptarët jomyslimanë se do hidheshin në erë e do helmoheshin, pasi kishin nëpërkëmbur myslimanët. Ai është Ridvan Haqifi, shqiptar i Kosovës i njohur si Abu Muqatil (Al Kosovi).

Sipas kërkimeve, ai vetquhet pasardhës i Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS .

Abu Muqatil (Al Kosovi) dërgoi dy ditë më parë mesazhin kërcënues për Ballkanin, duke paralajmëruar hakmarrje ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni,  Serbi e Bosnje.

Haqifi është vetëm 25 vjeç nga Gjilani, lindur më 4 korrik 1990. Mediet e Kosovës raportojnë se sipas  disa profesorëve të një medreseje, ideologjia ekstremiste e Hafiqit ishte vërejtur që në kohën kur ai ishte nxënës i medresesë.

“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve… Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut… Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut… Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve…”, thuhej në mesazhin terrorizues të ISIS-it.

Almir Daci njihet si  Abu Bilqis (Al Albani).

 

almirdaci

Almir Daci

 

LEXO EDHE:

 ALMIR DACI NGA POGRADECI, TERRORISTI QE KERCENOI SHQIPTARET

FLASIN PRINDERIT E TERRORISTIT: DJALIN E KANE MASHTRUAR, KETU JETONTE NE KUSHTE TE VESHTIRA EKONOMIKE

ISIS-I KERCENON SHQIPTARET: DO IU MBYSIM, DO IU VIME ME EKSPLOZIVE

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img