Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Ricky Martin mbërrin në Tiranë, ylli i pop-it do performojë në Sheshin Skënderbej

Shkruar nga Newsbomb
Ricky Martin mbërrin në Tiranë, ylli i pop-it do performojë

Ylli latin i muzikës pop, Ricky Martin ka mbërritur këtë martë në kryeqytetin e Shqipërisë. Pas dy ditësh, ai do të performojë në qendër të Tiranës për të gjithë fansat dhe adhuruesit e muzikës së tij.

"Ricky Martin në Tiranë, Livin’la vida loca", shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ndan videon e mëposhtme nga mbërritja e këngëtarit në vendin tonë. Të drejtat e videos © Credits facebook.com/ErionVeliaj

Biletat variojnë nga 28 euro deri në 174 euro. Ardhja e tij në vendin tonë bëhet në kuadër të turit “Ricky Martin Symphonic”, që këngëtari ka nisur. Një muaj më parë, ai ka konfirmuar vetë koncertin në Shqipëri përmes rrjeteve sociale.

“Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, shkruante Ricky Martin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese