Këngëtari i famshëm Ricky Martin ka nisur një video apel në Instagram për të gjetur vëllanë e tij, i cili kishte dalë për shëtitje në Porto Riko pas uraganit Maria.
“Jam shumë i shqetësuar sepse nuk mund të kontaktoj me një nga vëllezërit e mi, nuk e dimë se ku është ai. Unë jam i sigurt se nuk do të jem i vetmi, ka shumë njerëz që jetojnë jashtë ose në ishull dhe të cilët nuk mund të flasin me familjet e tyre rreth problemeve të komunikimit “, shtoi ai,
Ricky Martin, me origjinë nga ishulli i Karaibeve, u kërkoi 8.9 milionë ndjekësve të tij në Instagram që të kontribuonin në fushatën për ngritjen e fondeve për rindërtimin e ishullit dhe për të ndihmuar njerëzit që u prekën nga shkatërrimi i uraganit Maria.