Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Richard Grenell provokon shqiptarët me postimet për serbët, aktivistja i del në krah: Mos politizoni çdo gjë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Richard Grenell është një figurë kontraverse për shqiptarët. Ish-zyrtari i lartë i Donald Trump donte të merrte rol protagonist në debatin Kosovë-Serbi, veçanërisht në zgjidhjen e konfliktit për liqenin e Ujmanit.

Grenell së fundmi ka kujtuar Betejën e Kosovës ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane. Por postimi i tij ku e quan si betejë serbe është konsideruar si provokim nga shumë shqiptarë.

“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, shkruan Grenell.

Një leksion historie, Grenellit ia ka dhënë ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman”, ka deklaruar ajo. “Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng,” i është përgjigjur Çitaku.

Por në krah të tij ka dalë aktivistja e njohur shqiptare në SHBA, Evi Kokalari. Kjo e fundit, vetëm katër ditë më parë kishte shkruar në Facebook se “Richard Grenell, mik i përjetshëm i Shqiptarëve”.

Sot, pas “stuhisë” kundër Grenell, Kokalari thotë se i qëndron kësaj deklarate.

“I qëndroj kësaj deklarate. Mjaft politizuat çdo gjë, thotë ai. Kini besim”, shkruan Kokalari në Facebook.

Më shumë




spot_img








spot_img