Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Ribashkohet pas shumë vitesh grupi “Spirit Voice”, rikthimi i vajzave të famshme që ruajnë miqësinë pas suksesit në muzikë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ato që shihni në foto janë 3 vajzat më të famshme në fund të viteve 90. Grupi i njohur “Spirit Voice” ishte në kulmin e vet për disa vite, derisa vajza vendosën të ndaheshin.

Rrugëtimi i tyre vijoi në drejtime të ndryshme, ku ndër to vetëm Soni Malaj e vijoi angazhimin e saj në muzikë. Elia Zaharia u angazhua në aktrim dhe të gjithë e njohin edhe për martesën e saj me trashëgimtarin e fronit, Princ Leka, transmeton Gazeta Shqiptare.

Nga ana tjetër Dorina Tiko u largua nga Shqipëria ku dhe jeton e punon prej vitesh. Por si vetë vajzat e kanë thënë e kanë ruajtur miqësinë e tyre dhe takohen sa herë i jepet mundësia.

Ky është një ndër ato takimet, ku vajzat kanë zgjuar edhe njëherë nostalgjinë e atyre viteve. Ndonëse nuk kanë asnjë projekt për t’u rikthyer në skenën muzikore të treja së bashku, vajzat kanë një miqësi që i bën bashkë çdo herë që munden.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img