Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Riatdhesimi i shqiptarëve të ISIS, ministri i Brendshëm Çuçi dhe kreu i Antiterrorit shkojnë në Libi

spot_img

Lajme të ngjashëm

f12a9c0599420020a9f59022426291ee

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i Anti-terrorit Gledis Nano, mësohet se kanë udhëtuar drejt Libisë, për të bërë të mundur riatdhesimin e shqiptarëve që janë pjesë e ISIS.

Burime për Euronews pranë Ministrisë së Brendshme, bëjnë të ditur se ministri Çuçi dhe Gledis Nano, kanë udhëtuar drejt Libisë për një vizitë disa ditore atje. Qeveria shqiptare fillon sërish negociatat për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që janë ende në kampet e ISIS-it në Siri.

Muaj më parë, përmes një misioni tjetër riatdhesimi erdhën në shqipëri disa famijë që ishin çuar në kampet e ISIS prindërit, por që pas vdekjes së tyre kishin mbetur të vetëm.

Nuk ka informacione nëse po negociohet për ndonjë person të veçantë apo për riatdhesimin në grup të rreth 40 shtetasve shqiptarë që vazhdojnë të jenë ende në kampet e ISIS.

Më shumë

spot_img