Hapësire reklamuese

Aktualitet

Riatdhesimi i shqiptarëve, Cakaj: Operacionet do vijojnë, ja për cilat kategori do të mundësohet kthimi

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, ka reaguar për procesin e riatdhesimit të shqiptarëve të izoluar në vendet e tjera, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se pas Italisë dhe Kroacisë, këto operacione do të vijojnë për t'i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane.

Sipas Cakajt, kthimi do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku kanë mbetur.

‘Pas mbështetjes dhënë Italisë mike, dje kemi kryer edhe operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.

Këto operacione do të vijojnë për t'i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.

Kthimi do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar’, shkruan Cakaj.

90851751_2580471972222428_6210434285229309952_n.jpg90915783_2580472002222425_3760502832701112320_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu