Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Beirut është takuar me gjeneralin Abass.
Rama ka falenderuar gjeneralin për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë.
“Beirut - Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë,” shkruan Rama.
Kujtojmë që pasditen e djeshme Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka bërë me dije se ka nisur riatdhesimin e katër fëmijëve shqiptarë dhe një gruaje që ndodhen në kampin Al-Hol.