
Duket se Lushnja nuk do të gjejë qetësi mbrëmjen e sotme, pasi flakët janë rindezur sërish në qendrën tregtare “Metropol”. Bëhet me dije se në qendrën tregtare janë riaktivizuar disa vatra, ndërsa i gjithë kati i 4-t është përshirë nga flakët.
E teksa situata po del sërish nga kontrolli, mësohet se janë nisur nga Belshi zjarrfikës për të ndihmuar për vënien në kontroll të flakëve.
Zjarri në qendrën tregtare ka rënë ditën e sotme rreth orës 14:40 minuta. Për 5 orë zjarrfikësit bënë luftë me flakët dhe arritën t’i vinin ato në kontroll. E teksa situata u duk e qetë, duket se nuk është kështu pasi në qendrën tregtare janë rindezur disa vatra duke e bërë të vështirë tashmë shuarjen e flakëve.
Më herët ë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit evakuan banorët që ndodheshin në ndërtesë. 39 persona dhe 3 punonjës të zjarrfikëses morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.