697 kg drogë janë gjetur në fshatin Ujanik në Skrapar në zonën e quajtur “Qafa e Qershisë”.
Droga ishte futur nga autori në disa thasë. Si pasojë është arrestuar shtetasi Hekuran Musabelliu, mbi të cilin rëndon akuza “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Sakaq policia po punon për hetimin e plotë të ngjarjes.