Ndryshe nga herët e kaluara, në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator u vendos që rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, do të shpallet jo më vonë se ora 08:00 e mëngjesit të ditës së nesërme, pra me 26 prill.
“Komisioni Rregullator vendosi që rezultati për KZAZ nr. 40, ku do te implementohet projekti pilot i numerimit dhe votimit elektronik te Shpallet ne oren 8 te dites pasardhes te dites se votimit. Ky orar nuk ka te beje me te gjithe KZAZ-te ne vend”.
Ky propozim erdhi fillimisht nga anëtari Arnes Çela, por kryetarja Ilirjana Nano tha se ulja e fashës së orarit për shpalljen e rezultatit, do të ndihmonte KZAZ-të që të menaxhojnë më mirë punën e tyre lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”, thuhet në propozimin e ri që u miratua sot.