
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Mark Marku thotë se PD ka arritur një fitore të thellë në qarkun e Lezhës duek siguruar 4 deputetë.
Teksa akuzoi Partinë Socialiste për tentativa të shit-blerjes së votës, Marku u shpreh besimplotë se rezultati do të përmbyset edhe në qytete të tjera, pasi sipas tij, deri tani janë numëruar bastionet e socialistëve.
“Sot është rezultat i projektuar, një nga rezultatet më të thella që kemi patur. Mendoj se ky rezultat ka ardhur nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD-së për të rrëzuar Ramën. Kemi dalë minus në vetëm 4-5 kuti. Nga 1 mijë minus shkuam në 1 mijë plus. Në Kurbin, por në të gjitha kutitë në Laç, PD është fituese, në Lezhë shkojmë 3 mijë vota, dhe i takon që ne të kemi të garantuar mandatin e katërt, dhe 5-6 mijë vota mbi deputetin e katërt. Ka patur tentativa shumë të mëdha për shit-blerje vote, ka qenë gjithë pushteti lokal i angazhuar në shit-blerjen e votës. Kemi luftuar kemi bërë një luftë të pabarabarët por ne fituam. Kështu do të fitojmë në gjithë Shqipërinë, pasi janë numëruar bastionet e PS. Për shembull Kombinati, është një nga rezultatet më të dobëta për PD-në”, deklaroi Marku.