Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rezultati final, koalicioni shqiptar fiton zgjedhjet në Tuz

Shkruar nga Newsbomb

Komuna e Tuzit do të drejtohet zyrtarisht nga një shqiptar pas rezultatit fitues në zgjedhjet vendore të bashkimit të 3 partive shqiptare përballë partisë së presidentit Milo Gjukanovic.

Pasi është mbyllur përfundimisht numërimi i votave kandidati i dalë nga bashkimi i tre partive shqiptare me emrin “Malësia na bashkon” ka dalë fitues përballë kandidates tjetër Mirza Pepic të partisë së Milo Gjukanovic.

Koalicioni i shqiptarëve ka marrë rreth 3682 vota, ose ka fituar 16 nga 32 mandate në Kuvednin Komunal. Ndërkaq, një nga social demokratët pritet të kalojë me koalicionin shqiptar.

Zgjedhjet vendore në Tuz u zhvilluan të qeta dhe pa incidente, ndërsa në to morën pjesë edhe shumë emigrantë shqiptarë të ardhur për të votuar kandidaturën e bashkimit të tre partive shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu