Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi ditën e djeshme se rezultati i arritur nga ajo në vitin 2015 kur kandidonte për kryetare bashkie në Durrës nuk është arritur nga asnjë kandidat tjetër demokrat deri më sot.
Duma u shpreh në Neës 24 se nga 33% të votave që mori kandidati i PD-së në vitin 2011, rezultati i dmeokratëve në 2015 shkoi në 43%, pavarësisht se ajo kthehej në Durrës pas 17 vitesh dhe nuk kishte asnjë njohuri për degën e Partisë Demokratike.
Por kjo deklaratë e dpeutetes nuk është e vërtetë, pasi rezultati i arritur nga Ferdinant Xhaferaj në vitin 2011 nuk është 33%, por 47%. Madje, është një rezultat më i lartë se ai që arriti Grida Duma në vitin 2015, që tregon se mbështetja për Dumën ka qenë më e vogël.
Sipas rezultateve të nxjerra nga KQZ, Ferdinant Xhaferaj ka marrë 29.785 vota, ose 47.16%, ndërsa në vitin 2015 Grida Duma ka marrë 42.284 vota, ose 43.02%.
Rezultatet në Bashkinë e Durrësit në vitin 2011
Rezultatet në Bashkinë e Durrësit në vitin 2015