Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rezultatet e sondazhit të kompanisë prestigjoze MRB: Nëse zgjedhjet mbahen sot Partia Socialiste fiton bindshëm, tkurrje për PD e LSI, sa shumë të pavendosur

Shkruar nga Newsbomb
Rama - Basha

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste.

28.2 për qind do të votonin Partinë Demokratike, 10.3 për qind Lëvizjen Socialiste për Integrim, 1.5 % PDIU-në, ndërsa 2.1% partitë e tjera.

Sondazhi zbuloi se edhe nëse të gjitha partitë opozitare do të bëheshin kundër PS, ato do të merrnin 42.7% të votave, ndërsa për Partia Socialiste do të fitonte 44% të votave. Diferenca mes kampeve është 1.3%.

Thesi i votave që janë të paidentifikuara, që ose nuk e kanë vendosur, ose nuk duan të përgjigjen, është 16.1%. Kjo është një shifër e konsiderueshme për partitë që do të duan të përmirësojnë rezultatin e tyre duke kërkuar vota të tjera. Kjo pasi besnikëria ndaj partive politike kryesore në Shqipëri vazhdon të mbetet e lartë.

Nga të dhënat e sondazhit, baza e këtyre partive që ka votuar për to në vitin 2017, do të votonte sërish në një përqindje të lartë, rreth 90% për PS dhe PD. Votuesit e LSI në 2017, duket se e kanë zbehur besnikërinë katër vite më pas, sepse do ta mbështesnin vetëm në masë 63.2%.

Pjesëmarrja është faktor kyç në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Të pyetur në lidhje me vendosmërinë për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit 63.2 % shprehen shumë të sigurtë që do të dalin në votime, 25.4 % të sigurtë, 5% jo të sigurtë, 6 % aspak të sigurtë, ndërsa 0.3% nuk e dinë ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Pavarësisht se në cilin kamp do ta hedhin votën, shumica e shqiptarëve të pyetur nga sondazhi mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS (49.1%).

Një masë më e vogël prej 29.6% besojnë se do të fitohen nga PD, 10.9% nga LSI ndërsa 9.7% deklarojnë se nuk do të votojnë./Euronews


140727164_707964769921141_7888081979630605002_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll