Hapësire reklamuese

Politikë

Rezultatet e sondazhit për 4 bashkitë e Qarkut Dibër, Rahim Spahiu kryeson mbi dy kandidatët e opozitës

Shkruar nga Newsbomb

Sipas sondazhit të publikuar nga Newsbomb.al edhe bashkitë e qarkut të Dibrës nuk pritet të rezervojnë supriza për zgjedhjet e 14 Majit. Qytetarët dhe lexuesit tanë janë pyetur se cilët janë kandidatët e preferuar në këto zgjedhje dhe ajo që bie në sy është se edhe në këtë qark është avantazhi i fortë i Partisë Socialiste.

Në Bashkinë kryesore të këtij qarku, në atë të Dibrës sipas sondazhit fitues rezulton kandidati i Partisë Socialiste Rahim Spahiu me 48.13%, rezultat i cili mund të përmbysej nëse opozita do të ishte e bashkuar. Pasi kandidati i Partisë Demokratike Naim Gazidede ka marrë 30.47 % të votave ndërsa, ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka, 21.40 % të votave.

  • Ismail Uka (Koalicioni Bashkë Fitojmë)21.40%

  • Rahim Spahiu (Partia Socialiste)48.13%
  • Naim Gazidede (Partia Demokratike)30.47%

Gjithashtu edhe në tre bashkitë e tjera të këtij qarku, në atë të Bulqizës, Klosit dhe Matit në avantazh janë kandidatët socialistë. Në Bulqizë kryeson Festim Mjeshtri me 67.16 % të votave, në Klos Valbona Kola me 58.27 % të votave dhe në Mat Agron Malaj me 68.64 % të votave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese