Kanidatët e pavarur ishin një tjetër risi në zgjedhjet e 25 prillit që u zhvilluan në vendin tonë. Por, teksa kanë nisur të dalin rezultatet e para, duket se mbështetja për ta nuk është në nivelet e pritshme.
Nga të dhënat që publikon KQZ-ja deri në orën 03.51 të datës 26 prill, të gjithë kanidatët e pavarur kanë marrë në total 233 vota. Pra 5 kandidatë që kanë marrë të gjithë së bashku 233 vota.
Më i votuari është Boiken Abazi i Vetëvendosjes, i cili kandidon si i pavarur në Tiranë duke qenë se VV nuk është regjistruar si parti politike në vendin tonë. Ai ka marrë 143 vota. I dyti është minatori Elton Debreshi, kandidimi i të cilit u pritë mirë, por mesa duket mbështetja me votë ka dështuar. Ai ka marrë vetëm 41.
Edhe dy kandidatët e tjerë të pavarur, aktivistë të Vetëvendosjes, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani kanë rezultate tepër të dobëta deri tani. Ata kanë marrë, respektivisht Iljaz Shehu 32 vota dhe Kreshnik Merxhani 7 vota.
Vetëm 10 vota ka marrë dhe kandidati i pavarur Pal Shkambi.