Vijon numërimi i kutive të votimit në katër bashki Shkodër, Durrës, Lushnje dhe Dibër.
Deri më tani kandidatët e Partisë Socialiste po kryesojnë, ndërsa në Shkodër është një garë e fortë mes Shtëpisë së Lirisë dhe Partisë Socialiste.
Ajo që vihet re është që Partia Demokratike në shumicëne Bashive ka rritur të sigurojë pak vota.
Kujtojmë më herët është shpallur edhe fituesi i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera i Partisë Socialiste, gjithashtu PS ka fituar edhe Bashkinë e Rrogozhinës me Edison Memollën.
REZULTATET e fundit të publikuara nga KQZ në 09: 44
Bashkia Shkodër:
Majlinda Angoni 13029 PS
Bardh Spahia 14680 Shtëpia e Lirisë
Xhemal Bushati 5168 PD
Bashkia Durrës:
Emiriana Sako 28375 PS
Ardian Muka 14654 Shtëpia e Lirisë
Luan Hoti 6168 PD
Bashkia Lushnje:
Eriselda Sefa 20348 PS
Elton Bano 10853 Shtëpia e Lirisë
Indrit Sefa 3608 PD
Bashkia Dibër:
Rahim Spahiu 10617 PS
Premtim Kryemadhi 3290 Shtëpia e Lirisë
Luan Haka 3049 PD
Dritan Torba 69 LRE