Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Rezultate SURPRIZË në Tiranë: Djali i Aqif Rakipit i 30 në listë, i merr vendin Ervin Bushatit i renditur i 3; socialistët i japin vetëm 1800 vota kryetarit të PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tashmë është e mbyllur. KQZ në përditësimin e fundit të rezultateve për votat preferenciale të secilit kandidat, e heq Ervin Bushatin nga lista e kandidatëve socialist për deputet.

Kryetari i PS-së së Tiranë ka marrë vetëm 1862 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit duke u bërë kandidati më pak i votuar brenda 18-shes së sigurt, bashkë me Fidel Yllin. Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit, i renditur i 30 në listën e PS-së së Tiranë ka arritur një rezultat surprizë.

Me 12.581 vota preferenciale ai i merr vendin Ervin Bushatit dhe siguron mandatin e deputetit nën siglën e Partisë Socialiste, në Parlamentin e ri. Ndërkohë, Bushati duket se nuk ka arritur të sigurojë votat e organizatës socialiste për të “gozhduar” mandatin, duke qenë se është një nga kryetarët e PS në Tiranë.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me socialistin Fidel Ylli, KQZ e ka hequr nga lista e deputetëve edhe pse është brenda 18-shes, pasi ish-ministri Fatmir Xhafaj ka arritur të thyejë herësin bashkë me Ornaldo Rakipin, dhe i ka zënë vendin. Xhafaj ka siguruar 13.362 vota preferenciale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img