Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Rezultate më të dobëta se në 2018”, Berisha për testin e PISA: Shkatërruan arsimin

Shkruar nga Newsbomb

Ish kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët komentuar  testim e PISA 2022 për njohurit e nxënësve në nivel parauniversitar, në matematikë, shkencë dhe lexim.

"PISA është programi ndërkombëtar i organizatës së kombeve të zhvilluara për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë. Fillimin në këtë program, Shqipëria e ka në vitin 2009, por unë jam sot këtu për të shprehur denoncimin, natyrisht dhe keqardhjen më të thellë për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën, tre fushat kryesore, të nxënësve në Shqipëri” - ka thënë Berisha.

Nuk mund të mungonte denoncimi ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe sipas Shqipëria realizoi një rritje vertikale gjatë viteve 2006-2013.

“PISA e vitit 2022, e cila ka 8 vite të Rilindjes famëzezë të Shqipërisë dhe 1 vit nga qeverisja e mëparshme, pra kjo është PISA më e plotë e një qeverisje. Dhe kjo provohet dramatike, fatale në shumë aspekte për arsimin shqiptar.

Raporti i fundit PISA 2022 Raporti i fundit PISA 2022

 

Shqipëria ka shënuar rënie të madhe në testin e PISA 2022, një program vlerësimi ndërkombëtar për njohurit e nxënësve në nivel parauniversitar, në matematikë, shkencë dhe lexim.

Në krahasim me testimin e vitit 2018, sipas raportit të fundit të PISA, Shqipëria ka humbur më shumë vende se thuajse 81 vendet e analizuara.

Rënien më të madhe Shqipëria e ka pësuar në matematikë, ku ka humbur 69 vende. Për sa i përket leximit, vendi ynë është në të njëjtat nivele me Republikën Domenikane, Autoritetin Palestinez dhe Filipinet. Në këtë sektor, vendi ynë ka humbur 47 vende. Edhe në shkencë numri i vendeve të humbura është 41.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese