Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Rezoluta për Srebrenicën, Rama i përgjigjet Berishës me video: Për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e Katranit me Bojë të Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Votimi kundër rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë nga ana e mazhorancës, ka shkaktuar një debat të madh në rrjet. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se mban anën e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiç, duke mos votuar këtë rezolutë, por socialistët deklaruan dje se nuk do të votojnë asnjë rezolutë që firmoset nga Berisha.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka publikuar videon, ku ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha ka folur në Këshillin e Sigurimit në New York dhe ka dënuar në emër të Shqipërisë genocidin e Serbisë në Srebrenicë.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga vazhdimi i retorikës politike të mohimit të gjenocidit të kryer në Srebenicë, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes me sharje etnike. Nxitja e ndarjes midis grupeve etnike në Bosnje për lojëra politike është nënshkrimi i Dodik dhe mohimi i tij i përsëritur publik i gjenocidit, është thelbësor në përpjekjet e tij.

Duke iu referuar gjenocidit si “një mit i sajuar” apo si “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të”, në një mohim deluziv, është një fyerje për më shumë se 8 mijë civilë që u masakruan në Sreberenicë.

Dorëzimi ndaj nacionalizmit dhe lavdërimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk është thjesht një provokim. Çdo gabim në BiH rrezikon të prekë rajonin më të gjerë. Kjo nuk duhet pranuar”, deklaroi Hoxha në 11 Maj.

Rama shkruan se kjo video është “për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img