Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se rezoluta për Srebrenicën e paraqitur sot në Kuvend ishte e papritur. Berisha thotë se rezoluta ëhstë depozituar sipas të gjitha afateve kohore, dhe të gjithë deputetët kanë patur kohën e mjaftueshme për ta shqyrtuar.
Ai ka publikuar edhe foton e Ramës krah Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik, liderin serb të Bosnjes, teksa shkruan se kryeministri shqiptar është “si veshka mes dhjamit mes padronit supergrata dhe vëllait non grata”.
“Si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata!
Lidhur me deklaraten e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon:
Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate.
Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.
Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes.
Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.
Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine”, shkruan Berisha.