Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës me një fjalim në 12 tetor, ashtu siç kishte paralajmëroi, ku do të kërkojë rishikimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty, si dhe të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë e miratoi rezolutën për rrëzimin e raportit të Dick Marty-t në qershor të këtij viti para ndërprerjes së sesionit parlamentar.
Më herët kryeministri kishte paralajmëruar se çështja do të shkonte deri në Strasburg, në mënyrë që akuzat e Dick Marty-t në raportin e prezantuar, të rrëzoheshin, pasi janë të pabaza.
Theksomë se Marty hartoi një raport ku akuzon Ushtrinw Çlirimtare tw Kosovws për trafikim organesh dhe ky raport u miratua nga parlamenti europian.