Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Rezoluta kundër Dick Marty, deputeti serb: Të reagojmë ashpër e me dhunë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, njëkohësisht deputet, Milovan Drecun ka folur në lidhje me vendimin e Shqipërisë që dërgoi një rezolutë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku kërkon që të shpallë të pavërteta akuzat në raportin e Dick Marty.

Në lidhje me këtë Drecun tha se Serbia duhetë të reagojë ashpër dhe me dhuunë për këtë rezolutë.  Ai tha se reagimi duhet të jetë i fortë pasi kjo këkron të vrasë të vërtetën.

“Mendoj se si shtet, qeveria jonë, parlamenti duhet të reagojmë dhunshëm ndaj kësaj rezolute që tenton të fshehë tërësisht një krim të tmerrshëm, të justifikojë Shqipërinë. Ata duan që nëpërmjet Këshillit të Evropës të rishikojnë faktet tani dhe të vrasin të vërtetën për herë të dytë.” u shpreh Drecun.

Kryeministri Edi Rama  pak ditë më parë publikoi edhe dokumentin ku thuhej se Shqipëria i ka dorëzuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës rezoluta e votuar në Kuvendin shqiptar kundër Dick Marty-t sa i takon akuzave ndaj UÇK-së.

Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img