Hapësire reklamuese

Bota

Rezervat e gazit në BE, në masën 90%

Shkruar nga Newsbomb
Rezervat e gazit në BE, në masën 90%

Bashkimi Europian ka rezerva gazi në masën 90 për qind, bën me dije Komisioni Europian, duke arritur kështu objektivin e vendosur nga vendet anëtare.

Depozitat e gazit në Europë ishin në nivel 30 për qind në muajin shkurt, por pushtimi rus i Ukrainës, i detyroi zyrtarët europianë të ndërmarrin hapa shtesë për të siguruar furnizimin me gaz gjatë dimrit.

Sipas Forbes, 90 për qind e rezervave me gaz, janë të barabarta me 26.54% të konsumit vjetor të Bashkimit Europian. Sipas ekspertëve, depozitat e mbushura plot me gaz mund ta furnizojnë Europën për plot 3 muaj.

Konsumi i gazit në Bashkimin Europian është ulur me 10%.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu