Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rezearta Çaushaj reagon ndonëse me kriza veshkash: Policia merr urdhra që kur je pa frymë në spital të të arrestojë

Shkruar nga Newsbomb

“Si me kriza të pamerituara veshkash”, kështu thotë se ndjehet aktivistja e shoqërisë civile Rezearta Çaushaj pas përplasjes ditën e djeshme me policinë te Parku i Liqenit. Aktivistja u dërgua me urgjencë në spital pas goditjes me shqelma nga policia.

“Falenderoj të gjithë ata që kanë qënë të shqetësuar për gjendjen time shëndetësore. Policia jonë merr urdhra të të dhunojë me shkelma, pastaj merr urdhra që kur je pa frymë në spital të të arrestojë dhe gjëja më indinjuese është se, në momentin që shok aktivist janë paraqitur në Komisariat për denoncim, janë ndaluar pa asnjë shkak deri në mëngjes. Bashkia është bërë një institucion komercial, arrogant, i bunkerizuar dhe i dhunshëm. Dua të sqarojë se aktivistët ishin grumbulluar si çdo 12 ditët e fundit e po bisedonin, në momentin kur janë mësyrë pa paralajmëruar nga Policia Bashkiake. Dhuna e përsëritur e policisë nuk na ndal!!! Po marr rastin t'iu urojë të gjithëve Gëzuar Pashkët” shprehet aktivistja fotografia e së cilës ngjalli reagim masiv në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll