Rreth një muaj më parë Ermal Hoxha, nipi i dikatorit Enver Hoxha, u lirua nga burgu, ku vuante dënimin si i përfshirë në dosjen e ‘Xibrakës’.
Ndërsa këngëtarja Rezarta Shkurta herë pas herë ndan me fansat momente nga jeta e saj e re tashmë me bashkëshortin të liruar nga burgu.
Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, Rezarta ka tërhequr vëmendjen e mediave.
Këngëtarja shprehet se vajza e saj Hera ka dëshirë që të bëhet me motër, madje ka zgjedhur ta quajë Jume.
Por pavarësisht kërkesës, Hera është shumë xheloze sepse nuk pranon që rrobat e saj t’ia japë motrës.
Rezarta ka shpjeguar se kjo është vetëm një dëshirë e vajzës së saj, pasi nuk e ka akoma një plan të tillë, por kjo mbetet video ende e dyshimtë.