Këngëtarja Rezarta Shkurta ka thënë në emisionin “Xing me Ermalin” se Enver Hoxha i nevojitej Shqipërisë për atë kohë që ai punoi për vendin.
Rezarta është gruaja e Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit. Ajo ka theksuar se nuk ka ndikuar në jetën e saj futja në familjen Hoxha.
“Për kohën që ai punoi për Shqipërinë, Enver Hoxha i nevojitej këtij vendi”, tha Rezarta.
Sa i përket dënimit të bashkëshortit, këngëtarja theksoi se Emali është penalizuar për faktin se është nipi i Enver Hoxhës dhe se është dënuar padrejtësisht.
“Gjithçka nis jo korrekt nga organet kompetente kur deklaruan se u kap në Xibrak me para në makinë në një kohë kur ato para nuk ekzistonin dhe unë me Ermalin nodheshim së bashku në Durrës. Mediat më pas deklaruan për një jetë luksi që unë bëja, që në fakt nuk është e vërtetë. Ermali u penalizua se ishte nipi i Enver Hoxhës dhe aq shumë u mediatizua ajo histori sa që ata duhet ta fusnin brenda”, deklaroi Rezarta.