Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rezart Thupi sulmon Grida Dumën: Në fushatë vinte 1 herë në 3 ditë! Anashkaloi takimin me gratë për një qokë familjare

Shkruar nga Newsbomb
Rezart Thupi sulmon Grida Dumën: Në fushatë vinte 1 herë

Drejtuesi i fushatës së Luan Hotit në Durrës, Rezart Thupi, ka hedhur akuza të forta ndaj nënkryetares së PD-së, Grida Duma, pasi u shpreh në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve se ajo nuk u angazhua fare në fushatë.

Sipas tij, Duma shkonte në fushatë 1 herë në 3 ditë dhe nuyk publikoi kurrë foto me kandidatin, teksa shtoi se edhe një takim që organizoi me gratë, e anashkaloi për një qokë familjare.

“Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. duhet t’ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e dëgjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet t’ju them qe ishim vetëm. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente”, u shpreh Thupi në mbledhje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese