Hapësire reklamuese

Politikë

Rexhep Qosja komenton “shengenin ballkanik”, kritika politikanëve: Rama e Kurti të bashkëpunojnë

Shkruar nga Newsbomb

Akademiku dhe profesori i shquar nga Kosova, Rexhep Qosja u ka dhënë një shuplakë të fortë politikave që po ndiqen nga dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

 

I ftuar në Universitetin "Aleksandër Moisiu" ku u dekorua me titullin "Doctor Honoris Causa", i akorduar nga Senati Akademik i UAMD-së, Qosja tha fillimisht se po shihet sesa e se si po cënohet e kur po rrezikohet kohezioni ynë shoqëror e mbarë kombëtar.

"Shumë shpejt dy shtetet tona kanë shfaqur krahinorizimi dhe lokalizmi janë paraqitur madje edhe predikuesit e krahinorizmit e të lokalizmit, të cilët fjalës centrizëm e evropocentrizëm, I vënë parashtesë emrin e krahinës ku jetojnë, dhe atë paragjykim të tyrin që cënon kohezionin mbarëkombëtar e shpallin shtyllë kurrizore të shoqërisë e të kombit të Kosovës e të Shqipërisë.

Me ndikim cënues të veçantë ndaj kohezionit shoqëror e mbarëkombëtar është idea e kombit kosovar, ide me ndikim shumë dramatik, rrezikues të kohezionit shoqëror e mbarëkombëtar. Janë paraqitur edhe teoritë e predikuesit e kësaj ideje që më shumë cënon kohezionin tone, që qëndrojnë në institucionet politike e shkencore të Kosovës e të Shqipërisë."

Duke u ndalur tek aktualiteti, Qosja tha se drejtuesit politikë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë krijuar klimë të pasigurtë për qytetarët, të cilët po largohen masivisht nga vendet tona në kërkim të një jete më të mirë.

“Rënia e klasës së mesme ndikon në kohezionin mbarëkombëtar. Ka rënë klasa e mesme, rendi oligarkik shumë i korruptuar në Kosovë dhe në Shqipëri. Ndarja gjithnjë e më e shprehur e shoqërisë sipas klasave si në Kosovë edhe në Shqipëri e brezave, prejardhjeve dhe trajtimi i pabarabartë i dinjiteteve të njerëzve nuk ka dyshim se ka ndikim cënues në kohezionin tonë mbarëkombëtar që po sjell konflikti i gjatë, asgjë i pakuptueshëm, I çuditshëm i forcave politike në Shqipëri dhe në Kosovë. Është e ditur së aty ku nuk durohen në të vërtetë forcat politike që grinden e zihen me njëra-tjetrën, aty qytetarët ndihen të pasigurtë dhe kjo pasiguri e dobëson lidhjen e tyre në vetvete dhe lidhjen me vendin e tyre e natyrisht i nxit të largohen nga  vendi siç po largohen. Është parë që ndikim të madh ushtron sidomos papunësia veçmas po ndikon papunësia e të rinjve e padrejtësitë e ndryshme që ju bëhen të varfërve. Korrupsioni që sjell shumë dëshpërim ndaj shtetit, nepotizmi që favorizon bashkëpunëtorët e bashkëpartiakët në Kosovë e në Shqipëri dhe diskriminon të tjerët, e pastaj zhvendosjet e të rinjve dhe shpërfillja e krijimtarisë letrare e artistike e shkencore dhe zëvendësimi i krijimtarisë shpirtërore me televizione e rrjete sociale."

Zgjidhja e problemit sipas akademikut i cili shton edhe pyetjet: “Ç’ka duhet të bëjmë në këtë gjendje? Kujt i takon parandalimi i kësaj të keqeje?”, itakon intelektualëve.

“Përgjigja ime është se roli i veçantë ju takon intelektualëve dhe universiteteve që po dëgjohen gjithnjë e më pak. Si institucione të arsimit të lartë universiteteve që financohen prej shtetit e që krijojnë mendjet e zhvillimit të shoqërisë e të kombit e të shtetit, universiteteve ju takon detyrë e veçantë për të hetuar e për t’i treguar opinionit të këqijat që dëmtojnë interest e përgjithshme. Këtë detyrë e kanë universitetet tona për t’i bërë opinionit të qartë e për të treguar krizën e vlerave, të moralit etj.”

Qosja u ndal te vlera që përcjell kultura e vendeve tona.

“Sot në këtë shekull nuk ecet përpara pa u bazuar në shkenca. Se kultura kurrë nuk mund të jetë e kaluar. Të kaluara janë politikat e partive. Në kushtet e ringjalljes së nacionalizmave të popujve të mëdhenj e të zhvilluar të bashkimit europian, ne po shohim se po ringjallen ato. Ne mund të ruajmë e të pasurojmë identitetin kombëtar, sot në të ardhmen tonë në atë bashkim madhështor që i premton Evropës ardhmëri të madhe, jo për vete por për planetin.”

Prof. Dr. Rexhep Qosja u nderua me titullin e lartë me motivacionin: “Për kontribut të shquar e shumëdimensional në zhvillimin e kulturës, arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë dhe në mbarë botën shqiptare; si studiues i shquar i shkencave albanologjike; si themelues dhe drejtues i institucioneve, programeve të studimit e organeve shkencore; si studiues i letërsisë, në veçanti i letërsisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare; si historian i letërsisë e kritik letrar; si shkrimtar, publicist e polemist; si një zë origjinal në trajtimin e problemeve të mëdha të kohës, bazuar vetëm në kriterin e së vërtetës; si veprimtar shoqëror e politik, si një ndër intelektualët më të shquar të kombit shqiptar; si shembulli më i mirë i akademikut, studiuesit, krijuesit e intelektualit; si Nder i Kombit”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll